A mund të menaxhohet kriza energjetike? Shehu: Duhet të ishte krijuar një fond garancie

Ish-zv.ministri i Financave, Sherefedin Shehu e cilëson krizën e paralajmëruar energjetike si një krizë menaxheriale.

Sipas Shehut, në sektorin energjetik duhet të krijohet një fond garancie që përdoret vetëm atëherë në vitet e vështira.

“Unë e shikoj një krizë menaxheriale për faktin se; e para ne nuk jemi të lidhur ngushtë me ato që u theksuan si shkaqe për këtë krizë. Ne varemi nga prodhimi i energjisë hidrike që prodhohet në vend. Kam parasysh faktin që këtu prodhimi dhe shpërndarja e energjisë nuk janë menaxhuar mirë. Në fjalë të tjera kemi shitur lirë energji dhe e kemi blerë shtrenjë. Dhe në sektorin e energjisë ka një strategji që parashikon një fond garancie që krijohet në vitet e mira energjetike dhe përdoret në vitet e vështira”, tha Shehu.