Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Ambasadorja Kim apel qeverisë: Ndërmerrni veprime të vërteta! Nëse jo tani, kur?

Nga A2 CNN
13 Tetor 2021, 13:03 | Politikë
Ambasadorja Kim apel qeverisë: Ndërmerrni veprime të

“30 vjet pas diktaturës komuniste, udhëheqësit shqiptarë duhet të thyejnë zakonet e së kaluarës, të bëjnë ndryshimet e duhura në mënyrë që brezi i ri të ketë një të ardhme më të mirë”. Është ky mesazhi i ambasadores amerikane në vendin tonë, Yuri Kim, pas takimit me zv.kryeministrin, Arben Ahmetaj.

“Tridhjetë vjet pas përfundimit të diktaturës komuniste, udhëheqësit shqiptarë nga të gjitha anët duhet të shfrytëzojnë mundësinë për të thyer zakonet e këqija të së kaluarës, të bëjnë ndryshime të vështira, por të nevojshme, në mënyrë që brezi i ardhshëm të ketë një të ardhme më të mirë. Nëse jo tani, kur? SHBA do të vazhdojë të jetë me ju në mbështetjen e plotë”.

Ajo tha se me Ahmetajn ka diskutuar zgjidhjen e të drejtave të pronësisë, zbatimin e reformës në drejtësi dhe çështjen e pastrimit të parave.

https://a2news.com/2021/10/05/mesazhi-i-yuri-kim-demokracia-mbrojtja-dhe-biznesi-prioritetet-tona/

“Ne diskutuam rëndësinë e zgjidhjes së të drejtave të pronësisë, duke përfshirë digjitalizimin e regjistrave për të kundërshtuar ndërhyrjen ilegale; zbatimi i reformës në drejtësi në mënyrë që qytetarët dhe investitorët të mbështeten në gjykata të pastra; trajtimin e pastrimit të parave dhe shqetësimeve të tjera të përshkruara nga FATF”.

Në postimin në Twitter, Kim i bën thirrje qeverisë të ndërmarrë veprime të vërteta në mënyrë që Shqipëria të jetë më e drejtë, më e fortë dhe më e pasur.

“Takova zv.kryeministrin, Arben Ahmetaj, për të theksuar dëshirën për partneritet të fortë me demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin. Gjithashtu, nënvizoi se SHBA-ja është vendosur seriozisht mbi korrupsionin si pjesë e interesit tonë kombëtar. Ne i bëjmë thirrje qeverisë të ndërmarrë veprime të vërteta në mënyrë që Shqipëria të jetë më e drejtë, më e fortë dhe më e pasur”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani