Bylykbashi për votën e emigrantëve: Basen i votave të lira, mjafton konsensusi i 5 qershorit, KQZ të nisë punën

bylykbashi 1100x620

“Emigrantëve u takon vota si e drejtë themelore kushtetuese. Ata janë baseni më i madh i votave të lira. Të lira jo si çmim, por të lira prej çdo presioni”. Këto janë fjalët me të cilat deputeti i PD-së, deputeti Oerd Bylykbashi, kërkon zgjidhjen përfundimtare të ngërçit të votës së emigrantëve, e premtuar në çdo fushatë zgjedhore dhe më pas e anashkaluar.  

Sipas tij, në Shqipëri “u bënë 30 vjet që shqiptarët që emigruan, bashkë me atdheun, lanë pas edhe të drejtën e votës, të drejtën e kërkesës së llogarisë me anë të votës. Për shumë kohë, nga hallet e jetës në emigrim nuk e menduan shumë që kishin humbur një të drejtë të madhe. Tashmë, ata refuzojnë ta pranojnë si normale gjendjen ku është Shqipëria”.

Sipas Bylykbashit, qeveria socialiste ka mbi 5 vjet që ka bllokuar regjistrimin e emigrantëve në regjistrin e posaçëm. “Bëjnë tau-tau sikur duan votën e tyre, por sa për propagandë, sepse deri në zgjedhjet e 25 prillit vetëm pak mijëra emigrantë kishte regjistruar qeveria, aq sa i duheshin për të ndikuar rezultatin e zgjedhjeve në qarqet delikate, ndërkohë që shoqatat e diasporës ankoheshin për vonesa”, thotë ai në një postim publik në Facebook.

Për të, “emigrantëve u takon vota si e drejtë themelore kushtetuese. Ata janë baseni më i madh i votave të lira. Të lira, jo si çmim, por të lira prej çdo presioni. Janë rreth 1,6 milionë zgjedhës në diasporë që u mohohet e drejta të ndëshkojnë qeverinë me votë, siç ndodh në shtetet ku jetojnë. Nuk ka nevojë për ligje e reforma pafund që vota e tyre të bëhet realitet. Reforma e re nuk mund të jetë shkak për vonesë e zvarritje. Mjafton ligji konsensual i dalë nga marrëveshja e 5 qershorit 2020, për të filluar punën pa humbur kohë”,  thotë deputeti i opozitës, duke i bërë thirrje KQZ-së të nisë regjistrimin e emigrantëve pa asnjë pengesë e manipulim me e-Albania.

  • LAJMI I FUNDIT | Shqipëri, 12 viktima në 24 orët e fundit, 616 raste
  • LAJMI I FUNDIT | 589 të shëruar në 24 orë, 6289 raste aktive
  • LAJMI I FUNDIT | Po marrin trajtim 148 pacientë, 16 janë në gjendje më të rënduar