Dënohet me 6 muaj burg lojtari i Bayern Munchen

bayern fiton ne dortmund 1100x620

Futbollisti francez dhe mbrojtësi i Bayern Munchen, Lucas Hernandez është dënuar me 6 muaj burg nga një gjykatë spanjolle pasi shkeli një urdhër mbrojtje të caktuar në vitin 2017.

25 vjeçari Hernandez u shfaq në gjykatën e Madridit të martën dhe apeloi këtë vendim, që deri dikur është i çuditshëm për shumë.

Urdhri i mbrojtjes u lëshua në vitin 2017 për vetë lojtarin francez dhe të dashurën e tij, Amelia Ossa Llorente, pas një debati të dhunshëm që ata patën. Vajza u dërgua në spital me plagë të lehta, ndërsa Herandez u akuzua për dhunë në familje, ndonëse askush prej tyre nuk kishte ngritur akuzë.

Por më pas ata u rikthyen sërish bashkë në Spanjë pasi u martuan.

Pas paraqitjes në gjyq, Hernandez ka afat 10 ditë për t’u paraqitur në burg vullnetarisht si dhe ka mundësinë të zgjedhë burgun ku dëshiron të vuajë dënimin.