Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Drejtësia me të huaj? Ngjela: Nuk bëhet me 6-mujorët e Saliut, Enver Hoxha i solli nga Rusia

Nga A2 CNN
13 Tetor 2021, 20:43 | Aktualitet
Drejtësia me të huaj? Ngjela: Nuk bëhet me 6-mujorët e

Politika amerikane duhet të koordinohet me maxhorancën dhe opozitën për hapin e fundit të reformës në drejtësi, thithja e profesionistëve. Si shembull për këtë, avokat Spartak Ngjela solli atë të albanologut Johan von Han, i cili kur studionte gjuhën shqipe punonte gjyqtar në Greqi.

“Kjo çështje i takon ekspertizës shqiptare dhe të huaj. Unë konstatoj që po zbrazet dhe nuk po mbushet. Mund të kenë mundësi t’i bëjnë edhe në Shqipëri, por jo me 6-mujorët e Saliut. Enver Hoxha të paktën bëri reformë, por i solli nga Rusia. Ky bëir një kurs në Plepa dhe e shikoni se ku e katandisi drejtësinë. Nuk mund të bëjmë më nga këto gjëra se janë turpe. Diçka duhet bërë, qoftë edhe me huazim. Mund të huazohen këshilltarët dhe gjyqtari të jetë shqiptar. Por nuk mund të presim se djegim sistemin”, tha Ngjela në emisionin “Debat” në A2 CNN.

Me këtë ide nuk ishte dakord avokati Jordan Daci. “Mendoj se sovranitetin nuk duhet ta dorëzojmë te të huajt, për sa kohë ka burime shqiptare të mjaftueshme”, tha ai.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani