Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Kim Jong Un shfaqet i buzëqeshur në stërvitjen ekstreme të ushtarëve të Koresë së Veriut

Nga A2 CNN
13 Tetor 2021, 11:51 | Bota
Kim Jong Un shfaqet i buzëqeshur në stërvitjen ekstreme të

Koreja e Veriut ka publikuar një video që tregon stërvitjen ekstreme të ushtarëve, të cilët në sytë e liderit Kim Jong Un thyejnë pllaka me kokë, përkulin shtiza me gushë, ose shtrihen mbi xhama e gozhda. Video propagandistike tregon ushtarët që gjithashtu kryejnë lëvizje akrobatike teksa luftojnë me thika, duke marrë duartrokitjet e Kim, por edhe të shpurës së gjeneralëve që ndoqën aktivitetin.

Video u transmetua të martën nga televizioni shtetëror, për të pasqyruar aktivitetet në Ekspozitën e Zhvillimit të Mbrojtjes. Në atë ekspozitë, Kim mbajti edhe një fjalim ku tha se vendi i tij duhet të zhvillonte armatime dhe taktika për vetëmbrojtje, për shkak të politikave armiqësore të Shteteve të Bashkuara.

Në pamje duken ushtarët që kryejnë manovra të rrezikshme, si të ishin skena filmash, duke thyer zinxhirë çeliku, ndërsa të tjerë durojnë goditjet me çekiç.

Gjatë ekspozitës, Koreja e Veriut shfaqi edhe një arsenal të ri armatimesh, për të cilin, ekspertët ndërkombëtarë thonë se e gjithë bota duhet të shqetësohet.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani