Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Korsitë e biçikletave bllokohen nga automjetet, mungon siguria

Nga A2 CNN
13 Tetor 2021, 08:18 | Sociale
Korsitë e biçikletave bllokohen nga automjetet, mungon siguria

Shumë qytetarë e zgjedhin biçikletën si një mënyrë alternative ndaj përdorimit të makinës, por edhe për një stil jetese më të shëndetshëm, duke ndikuar kështu në uljen e trafikut dhe ndotjes së ajrit.

Megjithatë, vitet e fundit numërohen shumë aksidente ku mjetet godasin çiklistët, me pasoja shumë të rënda, deri edhe në vdekje.

Problemi kryesor për përdoruesit e dyrrotakëve, mbeten makinat që i bllokojnë. Kjo i detyron çiklistët të futen vazhdimisht në korsitë e automjeteve në lëvizje, duke rrezikuar aksidente fatale. Korsitë e dedikuara për biçikletat, jo rrallëherë bllokohen edhe nga lëvizja e motoçikletave apo e këmbësorëve që ecin aty, dhe çiklistët detyrohen të ndajnë rrugën me makinat.

Një tjetër problem, mbeten stacionët e urbanëve si dhe mungesa e parkingjeve të dedikuara, ndaj vendparkimi kryesor për biçikletat mbeten pemët ose shtyllat e ndriçimit. Jo të gjitha korsitë i plotësojnë kriteret e duhura të sigurisë rrugore, pasi disa prej tyre janë më të ngushta se standardi i kërkuar prej dy metrash, si dhe mungojnë semaforët e dedikuar në kryqëzime.

A2 CNN Livestream

Dita jonë