Një person qëllon qytetarët me hark në Norvegji, disa të vdekur

WhatsApp Image 2021 10 13 at 21.40.30 600x338

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Norvegji, ku një burrë ka dalë në rrugë me një hark dhe shigjetë duke sulmuar qytetarët.

Sipas BBC, akoma nuk ka një bilanc të saktë të numrit të viktimave dhe të të plagosurve, por sipas autoriteteve, autori është arrestuar pak pas sulmit të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Kongsberg, në jug-perëndim të kryeqytetit Oslo, ndërsa shkaqet e sulmit janë akoma të paqarta.