Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Nuk pranon të vaksinohet, klubi përjashton yllin e ekipit

Nga A2 CNN
13 Tetor 2021, 08:40 | Sporte të tjera
Nuk pranon të vaksinohet, klubi përjashton yllin e ekipit

Në datë 19 tetor do të nisë sezoni i ri i NBA dhe ende pa filluar ka shpërthyer “bomba” e parë: Brooklyn Nets ka përjashtuar nga skuadra yllin e ekipit, Kyrie Irving.

Organizatori nuk pranon të vaksinohet dhe pa vaksinë ai nuk mund të luajë ndeshjet brenda, për shkak të protokollit shëndetësor në qytetin e Nju-Jorkut.

Me llogari, i bie që Irving të humbasë 40 ndeshje të sezonit të rregullt, por duket se në pozitën e tij aktuale, nuk do të luajë fare. Brooklyn Nets ka vendosur që ta përjashtojë nga ekipi derisa të vendosë të vaksinohet.

Më parë, vetë Irving kishte lënë të hapur mundësinë e tërheqjes nga basketbolli nëse do të vihej në pozita të tilla.

“Kyrie Irving ka marrë një vendim personal dhe ne e respektojmë të drejtën e tij të zgjedhjes. Aktualisht, zgjedhja e tij nuk lejon që të jetë lojtar me kohë të plotë i skuadrës dhe ne nuk do të lejojmë askënd që të jetë lojtar “part-time”, lexohet në komunikatën e Brooklyn Nets.

A2 CNN Livestream

Dita jonë