“Qyteti 15-minutësh”, Parisi mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë që bllokon makinat

PARISI PA MAKINA frame 202 1100x620

Teksa Parisi po fillon të dalë nga bllokimet mbarëkombëtare të koronavirusit, disa politikanë dhe zyrtarë po konsiderojnë mbylljen e shumë prej rrugëve të kryeqytetit për makinat, në mënyrë që të përmirësojnë ndotjen e ajrit dhe mbingarkesën e trafikut.

Projekti, i njohur si “Qyteti 15-minutësh”, synon t’i afrojë njerëzit me vendet e domosdoshme për ta, duke transformuar zonat urbane në hapësira me shumë përdorime dhe duke zvogëluar kohën që duhet për të shkuar nga një vend në tjetrin.

Duke i dhënë përparësi këmbësorëve, çiklistëve dhe transportit publik mbi automjetet, Parisi mund ta gjejë edhe njëherë veten në krye të dizajnit urban botëror dhe të bëhet kryeqyteti i parë në botë që kufizon përdorimin e makinave. Projekti nisi të marrë jetë pasi një studim i vitit 2018, zbuloi se Parisi ka cilësinë e dytë më të keqe të ajrit midis 13 qyteteve europiane.