Të shtëna tek ish-Parku i Autobusëve, dy të plagosur

Përditësuar më: 13/10/2021, ora 18:27
policia tirane 1024x559

Të shtëna tek ish-Parku i Autobusëve, dy të plagosur

Përditësuar më: 13/10/2021, ora 18:27

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së mërkurës rreth orës 17:00 në zonën e njohur si ish-Parku i Autobusëve në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”, ku në rrethana ende të paqarta kanë mbetur të plagosur me armë zjarri Aleksandër Nikolli, rreth 27 vjeç dhe Xhulio Vela rreth 25 vjeç.

Të plagosurit janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që policia ka ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.