“Tensionet të ndalen menjëherë”, Borrell: Dhuna në veri të Kosovës, e papranueshme

borrell 1100x620

Një reagim për operacionin anti kontrabandë të policisë së Kosovë erdhi dhe nga Bashkimi Europian. Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme, Josep Borrell, kërkoi që incidentet e dhunshme në veri të Kosovës të ndalojnë menjëherë.

 “Veprime të njëanshme dhe të pakordinuara që rrezikojnë stabilitetin janë të papranueshme”, thekson zyrtari I Brukselit në një status në rrjetin social Twitter.

Më tej u bën thirrje palëve që t’i adresojnë çështjet e hapur përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE. “Ne jemi në kontakt me Beogradin dhe Prishtinën”, shkruan Borrell.