Vuri një gjarpër në krevat për të vrarë gruan, dënohet me burg përjetë

130421689 c68fc713 464a 4885 8323 c9b0d431cddc 1 600x338

Një i ri në shtetin e Kollam në Indi u dënua me burg përjetë pasi vrau gruan e tij në një mënyrë, krejt të pazakontë.

28-vjeçari, punonjës i një banke vendosi një gjarpër kobra në krevat dhe priti deri sa ai pickoi për vdekje bashkëshorten e tij 25 vjeçare.

Nga sa mësohet nga mediat indiane, i riu kishte tentuar edhe njëherë tjetër ta vriste bashkëshorten e tij, me të njëjtën mënyrë, por gjarpri i radhës së parë kishte qenë nepërke dhe mjekët arritën ta shpëtonin të renë.

Hetuesit arritën të zbulojnë se ngjarja nuk ishte aksidentale pasi kontrolluan telefonin e 28-vjeçarit ku zbuluan bisedat e tij me tregtarët klandestinë të reptilëve.