Bali rihapet për turistët ndërkombëtarë… për shqiptarët jo

Një tjetër shenjë e rikthimit në normalitet. Ishulli i Balit në Indonezi, një nga destinacionet më popullore të turistëve, do të rihapet për udhëtarët ndërkombëtarë.

Në 18 muajt e kaluar, ky ishte një destinacion i ndaluar për turistët, si shkak i tentativës së qeverisë për të ngadalësuar përhapjen e Covid-19. Tashmë rregullat kanë ndryshuar.

Vizitorët nga një numër i zgjedhur shtetesh do të mirëpriten, mes shpresës që mund të sjellin një shtysë të re për ekonominë, e cila konsiderohet shumë e nevojshme për shkak të humbjeve të mëdha në vitet e fundit.

Shqipëria nuk është në listën e vendeve që u është dhënë drita e gjelbër për udhëtimet drejt Indonezisë.