Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Basha apel drejtësisë: Mos u bëni bashkëpunëtorë në krim, por ndëshkojeni

Nga A2 CNN
14 Tetor 2021, 11:22 | Politikë
Basha apel drejtësisë: Mos u bëni bashkëpunëtorë

“Mos u bëni bashkëpunëtorë në krim, por ndëshkojeni krimin në të gjitha nivelet. Lëreni tapetin e kuq për artistët e vërtetë edhe mos parakaloni krah për krah me subjektet e drejtësisë të korrupsionit dhe pastrimit të parave me ata që në vend të gotave të shampanjës, duhet t’u trokisnin kyçeve prangat e drejtësisë”. Këtë mesazh lëshoi nga foltorja e Kuvendit, kreu demokrat Lulzim Basha për pushtetin e tretë, atë të drejtësisë, para se të mbyllte fjalën e tij.

Sipas tij, shqiptarët kanë kohë që presin drejtësi dhe u bëri apel që të mos bëhen pengesë për demokracinë.

“Kam një thirrje për zonjat dhe zotërinjtë e pushtetit të tretë të gjyqësorit, iu drejtohem atyre edhe si qytetar, familjar dhe dëshmitar i asaj që po ndodh, kur të mbyllet kjo seancë në mungesë të veprimit tuaj të stërgjatur ajo që do të mbetet janë qëndrimet politike të dy kampeve. Debatet tona propaganda e regjimit do t’i shpërfaqë si llafe apo propagandë. E vërteta është aty jashtë te çmimet që rriten investimet e huaja që nuk vijnë, korrupsioni që ha buxhetin dhe shkatërron ekonominë. Zonja dhe zotërinj u bë kohë që shqiptarët iu presin. Mos lejoni që vonesa juaj të bëhet pengesë për demokracinë e qytetarët, se ky regjim i ka shpallur luftë interesave të shqiptarëve”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu