Brukseli mbështet Borrell, BE: Kosova të informonte Serbinë për aksionin në veri

peter stano 1100x620

Pavarësisht kritikave të shumta, Bashkimi Europian këmbëngul në qëndrimin e tij. Deklarata e përfaqësuesit të lartë për politikë të jashtme, Josep Borrell, që Kosova duhej të informonte Serbinë për operacionin antikontrabandë në veri të territorit të saj, konsiderohet e drejtë.

“Nuk ka të bëjë me koordinimin me trafikantët, por kur njëra palë vendos të bëjë diçka në një territor specifik si veriu i Kosovës, ku ka shumë tensione, dhe ta supozojmë se nuk ka marrëveshje të parandalimit të autoriteteve për të kryer operacione në jug apo veri, është një praktikë zakonshme koordinimi me faktorin ndërkombëtar dhe KFOR-in dhe po ashtu informimi i palës tjetër, në mënyrë që të shmangen reagimet e njerëzve, si ato që ndodhën”, u shpreh zëdhënësi i KE.

Stano sqaroi se reagimi i Borrell duhet të shihet në një kontekst më të gjerë dhe pretendoi se aksioni i policisë dhe doganës së Kosovës në veri të vendit nuk ishte thjeshtë antikontrabandë, por kishte prapaskenë më të madhe dhe për zhvillimin e tij nuk ishte informuar BE.