Harta e re gjyqësore, Prokurori i Përgjithshëm i jep dakordësi variantit të KLGJ

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, ka dhënë dakordësinë e tij në propozimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) për rishpërndarjen e gjykatave.

Sipas zyrës së shtypit të Prokurorisë së Përgjithshme, qasja pozitive i është përcjellë prej tij kryetares së Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami, në një takim pune në institucion.

Në këtë takim, vend kryesor ka zënë diskutimi për hartën e re gjyqësore dhe ndikimin e saj në punën dhe veprimtarinë e prokurorisë. Shkrirja e disa gjykatave në vend, sipas propozimeve të bëra nga grupi i punës së KLGJ, do të pasohej edhe me shkrirje të disa prokurorive në rrethet gjyqësore.