Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Imazhi i uniformave blu te publiku, Dervishi: Drejtori i Policisë u kap duke gënjyer dhe nuk ndodhi asgjë

Nga A2 CNN
14 Tetor 2021, 21:39 | Politikë
Imazhi i uniformave blu te publiku, Dervishi: Drejtori i Policisë u kap

Gjetjet e Anketës Kombëtare “Barometri i Sigurisë Shqipëri 2020”, u komentuan në A2 CNN dhe nga gazetari dhe analisti Lutfi Dervishi.

Përsa i përket pyetjes së besimit të opinionit tek policia dhe organet e drejtësisë, Dervishi u shpreh se korrupsioni në vendin tonë është elitar dhe ka shkuar dhe në këto organe.

Ai përmendi rastin kur ish-drejtori i Policisë u kap duke gënjyer për vrasjen në Elbasan përpara zgjedhjeve dhe nuk ndodhi asgjë, por thjesht u minua besueshmëria e publikut.

“Korrupsioni është elitar deri në kufijt e kapjes së shtetit. Për biznesin e huaj pengesa kryesore është korrupsioni. Gangrena e korrupsionit shpërfaqet në të gjitha institucionet deri në polici dhe prokurori. Ngjarja e shembjes së teatrit përcjell një imazh të keq për policinë tek publiku. Drejtori i Policisë u kap duke gënjyer në Elbasan dhe kjo gjë kaloi pa gjë të keq”, tha Dervishti në Absolut 4.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani