Kupa e Shqipërisë, Dinamo përmbys Erzenin, tani derbi me Tiranën

KUPA E SHQIPERISE DINAMO KUALIFIKOHET frame 1068 1100x620

Kompletohet turi i dytë i Kupës së Shqipërisë, me katër ndeshjet e luajtura këtë të enjte. Rezultati më i rëndësishëm u regjistrua në grupin A, ku Dinamo përmbysi Erzenin. Blutë e kryeqytetit fituan 2-0 me golat e Sidibe dhe Agim Ibraimit, duke zhvlerësuar humbjen minimale të ndeshjes së parë.


Në takimet e tjera të grupit, Bylis mposhti 4-0 Orikun, teksa Besëlidhja vazhdon më tej, pasi fitoi 4-2 në transfertë me Burrelin, ndërsa ndeshja e parë ishte mbyllur në barazim pa gola.

Në Grupin B, edhe pse barazoi pa gola në shtëpi, Tomori u kualifikua për më tej falë rezultatit 3-0 të sfidës së parë me Lushnjën.


Me këto ndeshje përfundoi edhe turi i parë i Kupës, teksa sipas skemës së përcaktuar të turneut, 16 skuadrat e kualifikuara i kanë të qartë edhe rivalët në turin e dytë. Padyshim që sfida më e rëndësishme është ajo e Grupit A, ku Dinamo do të luajë derbin me Tiranën, ndërsa Partizani, Teuta e Skënderbeu kanë rivalë më të lehtë në letër.

Në Grupin B, Vllaznia do të luajë me Pogradecin, Laçi me Tomorin, Flamurtari sfidon Kastriotin, teksa Kukësi ndeshet me Egnatian, skuadër të cilën e mposhti 3-1 në përballjen e fazës së parë të kampionatit.

Kupa e Shqipërisë  Turi II

GRUPI A
Dinamo-Tirana
Besëlidhja-Partizani
Korabi-Teuta
Bylis-Skënderbeu 

GRUPI B
Pogradeci-Vllaznia
Laçi-Tomori
Flamurtari-Kastrioti
Egnatia-Kukësi