Miratohet Komisioni Hetimor për zgjedhjet, Kuvendi rrëzon kërkesën e opozitës për çështjen Becchetti

23 SHTATOR KUVENDI P1 frame 39682 1100x620

Pas disa orësh diskutime, Kuvendi ka miratuar një nga kërkesat e opozitës për të ngritur një komision hetimor për të hetuar zgjedhjet e 25 prillit.

Ashtu siç u paralajmëruar dhe më herët nga kryeministri Rama, Kuvendi votoi kundër ngritjes së Komisionit Hetimor për çështjen Becchetti.

Mazhoranca pretendon se çështja Becchetti është ende në proces dhe se të dhënat e saj ruhen nga konfidencialiteti.

“Konfidencialiteti i çështjes është detyrues për qeverinë e Shqipërisë, edhe për parlamentin të paktën duhet të jetë”, u shpreh më herët Rama.

Votimi për Komisionin Hetimor për inceneratorët u shty për seancën tjetër me dakordësinë e palëve për të saktësuar objektin e hetimit të tij.