Opinioni i “Venecias”, Lisandër Hoxha: Zgjedhjet mund të mos ishin të moralshme, por nga ana Kushtetuese do të mbaheshin

Lisandër Hoxha nga PD, komentoi në emisionin “Debat” në A2 CNN opinionin e Komisionit të Venecias, i cili u kërkua nga Gjykata Kushtetuese në lidhje me zgjedhjet lokale të 2019.

Hoxha deklaroi se zgjedhjet mund të mos ishin të moralshme, por nga ana kushtetuese duhet të mbaheshin edhe nëse nuk duan partitë.

“Është fatkeqësi për Shqipërinë që sot ka bashkitë të drejtuara nga një parti. Sigurisht që “Venecia” ka të drejtë pasi Gjykata Kushtetuese nuk mund të gjykojë asgjë jashtë fokusit të saj. Është një lajm i keq dhe do ta diktojë dhe vendimin e Gjykatës. Vendimet e Gjykatës kanë qenë në linjë me ato të Venecias. Nuk janë zgjedhjet të moralshme, por nga ana Kushtetuese edhe po të mos duan partitë të ketë zgjedhje, ato do të mbahen. Lulzim Basha ka të paktën 8 vite që premton dhe unë jam mësuar me premtimet e tij. Nuk jetoj dot pa parë zotin Basha pa premtuar. Basha është në hall është në përpjekje për të mbajtur statusin e tij, të cilin e ka vetëm “de jure” dhe jo “do facto”, tha Lisandër Hoxha.