“Paratë e KESH e OSHE u përdorën për zgjedhje”, Basha: PD do të depozitojë nesër në SPAK kallëzim penal për energjinë

14 TETOR PARLAMENTI NR 1 frame 88575 1100x620

Nga foltorja e Kuvendit, kreu demokrat Lulzim Basha njoftoi se Partia Demokratike do të depozitojë nesër në SPAK një kallëzim penal energjinë. Sipas tij, duhet hetuar menjëherë korrupsioni dhe keqmenaxhimi i energjisë.

“Ne do të depozitojmë nesër kallëzimin penal për t’ia vënë para fytyrës ato që sot duhet të ishin subjekt hetimi, se korrupsionin nuk duhet ta paguajnë qytetarët, por ata që abuzuan me djersën e tyre. Kjo është vetëm një pjesë e krizës që ka kapur prej fyti vendin tonë. Ajo që po ndodh me financat publike është shumë e rëndë. Shumica e shqiptarëve jetojnë në varfëri të skajshme”.

Sipas tij, paratë nga OSHEE dhe KESH shërbyen për kalcifikimin e kësaj qeverie dhe tashmë Rama shpall gropën në këtë sektor për të mbuluar vjedhjet, duke futur duart në xhepat e shqiptarëve.

“Në vijim të strategjisë së tij nxori një plan hua. Ajo që ra në sy ishte një borxh i ri; marrja e miliona eurove borxh nga xhepat tuaj për t’iu ngarkuar edhe më shumë me 200 mln euro borxh. Të dielën doli si lugati dhe tha krizë, që pak ditë më parë dhe më pas të shtrinte dorën për ta zhytur Shqipërinë në borxh. Kjo shifër e lartë do të vihet në dispozicion të OSHEE dhe kryekriminelit Ardian Çela si mëlçitë që i varen ujkut. Gjuha e Ramës shkoi aty ku i dhimbte dhëmbi te paratë që mungonin se i kanë vjedhur për të blerë deri 400 euro votën, si i zgjedhuri i ri që vjen nga radhët e kaskadës në këtë sallë. Për shkak të shpartallimit dhe korrupsioni që i kanë shkaktuar energjisë kompani fantazmë që mbushin xhepat, klientelizëm, punësime politike në KESH e OSHE. Paratë nga këto institucione shërbyen për kalçifikimin e këtij pushteti të paligjshëm. Kambanat e rritje së çmimit kishin rënë në mars, por këta e kishin mendjen te zgjedhjet, duke zbrasur rezervat ujore dhe hapën një pjesë të madhe të gropës që duan ta mbushin me borxhet që kanë marrë”, tha Basha.

Basha theksoi se një borxh publik jashtë kontrollit, ia lidh duart qeverisë për të vepruar në ndihmë të qytetarëve, pasi prioritete të saj ka oligarkët me të cilën ndan pushtetin dhe buxhetin e shtetit.

“Duke vënë në shënjestër PPP-të, që pritet të arrijnë shifrën marrëmendëse të 50% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, çka tregon se ajo që shqiptarët paguajnë nga taksat e tyre, shkon në një masë të madhe për projektet e klientëve të kësaj qeverie. Pasoja është e qartë. Një borxh publik jashtë kontrollit, që ia lidh duart qeverisë për të vepruar në ndihmë të qytetarëve dhe sipërmarrjeve, pasi prioritete të saj ka oligarkët me të cilën ndan pushtetin dhe buxhetin e shtetit. Prandaj, nën shtrëngimin e zgjidhjeve korruptive që kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë, sot nuk kanë asnjë masë për të mbrojtur familjet shqiptare dhe ekonomin e tyre, që fatkeqësisht do të përkeqësohet në ditët dhe muajt në vazhdim. Sepse përveç borxhit që do të marrin, deklaruan vetëm që nuk do të ketë ndërprerje energjie dhe nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë, një çmim që në fakt është i lartë, sepse ishin po këta që e rritën për familjet dhe biznesin e vogël”.