“Policia ka metodologji të vjetër”, Shehu: Del për darkë romantike dhe të shfaqen efektivët me maska

Drejtori i Institutit “Medius”, Redi Shehu deklaroi se Policia e Shtetit sot në Shqipëri nuk ka metodologji dhe duhet të krijojë një qasje të re, pasi vijon me të njëjtat mekanizma dhe organikë prej më shumë se 30 vitesh.

Shehu solli një shembull të thjeshtë për sa i përket policisë në komunitet, duke kujtuar postblloqet e shumta që herë pas herë ndalojnë njerëz pa pasur asnjë arsye duke ushtruar kontrolle të imtësishme ndaj tyre dhe duke ushtruar terror.

“Policia e Shtetit duhet të ndërtojë një qasje tërësisht të re. Shqipëria ka një të keqkuptuar të policisë, mbi rolin e saj që ka në shoqëri. Unë besoj se policia duhet të mbrojë të drejtën themeltare të jetës. E drejta universale për jetë duhet të mbrohet nga Policia e Shtetit. Nuk ka një doktrinë në Shqipëri, Policia e Shtetit. Nëse në vendet e zhvilluara qytetari është partner dhe policia shërbyes ndaj tij, në Shqipëri për shkak dhe të komunizmit, roli i policisë vazhdon të konsiderohet si roli i një xhandari. Prandaj indekset për besimin e policit janë poshtë. Prandaj nuk ke zbulueshmëri të krimit, pasi qytetari nuk ka besueshmëri te policia.

Kryeministri ngjason si drejtori i pastrimit publik dhe vendos që sot do të pastrojmë këtë. Nuk bëhet kështu. Pastrimi fillon së brendshmi. Nuk mund të përdorësh të njëjtën strukturë 30 vjeçare. Mekanizmat dhe metodologjia e policisë së shtetit janë të njëjta. Në vendet e zhvilluara policia vepron përmes mosshfaqjes, vetëm kur duhet. Ajo është gjithmonë në momentin e duhur. Metodologjia është e vjetër. Ti del për një darkë romantike dhe të dalin njerëz me maskë dhe të plaçkisin dhe të kontrollojnë. Çfarë është kjo?”, u shpreh Shehu.