Reshje intensive në jug dhe dëborë në lartësitë mbi 1000 m

Vijon paraditja me reshje mesatare dhe lokalisht intensive në jug-juglindje, ndërsa reshje të pakta në qendër dhe veri. Dëbora shfaqet në lartësitë rreth 1000 metra nga niveli i detit, kryesisht në lindje.

Pas mesditës, reshjet pakësohen ndjeshëm në jug, ndërsa qendra dhe veriu do të kenë ndonjë rrebesh të përkohshëm.

Temperaturat e ajrit ulen ndjeshëm në të gjithë vendin duke variuar nga 0 në 18°C.

Era do të fryjë mesatare gjatë gjithë ditës me drejtim verilindor, por herë pas here, pritet forcim i erës duke theksuar motin e ftohtë.