Rikthehet teatri, një komedi çel sezonin artistik në Arturbina

Është një komedi, ajo që do të hapë perden e skenës teatrale në Arturbina. Me shfaqjen “Edmond” kalendari artistik i teatrit kombëtar nis zyrtarisht me premiera.

Shfaqja është e pasuruar me një kompozim të Endri Sinës dhe një element tjetër interesant baletin, që vjen nën kujdesin e Kozeta Bakiut.

Që nga 8 marsi i vitit 2020 në sallën e teatrit kombëtar nuk janë dhënë shfaqje të reja. “Edmond” është e para pas gati 500 ditësh.