Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

“SPAK, e vetmja strukturë që po bën hapa konkretë”, Krasniqi: Nuk përbëhet nga njerëzit më të aftë

Nga A2 CNN
14 Tetor 2021, 22:50 | Politikë
“SPAK, e vetmja strukturë që po bën hapa

Studiuesi Afrim Krasniqi komentoi në “Absolut 4” punën e deritanishme të SPAK dhe arritjet e saj që nga ngritja e strukturës.

Ndonëse e vlerësoi si një ndër institucionet e reja të drejtësisë më të suksesshme, Krasniqi deklaroi se ai nuk përbëhet nga njerëzit më të aftë, por veç nga ata që u gjendën në momentin e duhur dhe që kishin kaluar vettingun vetëm me letra.

https://a2news.com/2021/10/14/policia-ka-metodologji-te-vjeter-shehu-del-per-darke-romantike-dhe-te-shfaqen-efektivet-me-maska/

“Unë mendoj se ky është produkti i një keqkuptimi të madh publik. Ne kemi menduar që të gjitha sherret e këtij vendi, të gjitha rastet korruptive, të gjithë njerëzit që kanë bërë krime, do të përgjigjen një ditë përpara SPAK dhe të gjithë i kemi drejtuar me gisht si në parlament që çështja do të përfundojë në SPAK. Por në fund të fundit SPAK është një produkt i një reforme, në një moment të caktuar, vetëm i individëve që kishin kaluar vettingun me letra. Domethënë që nuk janë njerëzit më të aftë të Shqipërisë, por janë njerëzit që u gjendën në momentin e duhur dhe sot që ne flasim nuk është plotësuar tërësisht si strukturë.

https://a2news.com/2021/10/14/imazhi-i-uniformave-blu-te-publiku-dervishi-drejtori-i-policise-u-kap-duke-genjyer-dhe-nuk-ndodhi-asgje/

Megjithatë, nëse ka institucion në sistemin e ri të drejtësisë që personalisht besoj se është më i miri, më i ndershmi dhe më me integritet dhe që po bën diçka kundër krimit, është SPAK-u. Është e vetmja strukturë që po bën disa hapa konkrete. Deri diku ata po japin maksimumin që po jep ky lloj niveli i gjyqtarëve dhe prokurorëve. Merrni shikoni faqen e tyre, ata e kalojnë pjesën më të madhe të kohës në konferenca”, deklaroi Krasniqi.

https://a2news.com/2021/10/14/krim-dhe-korrupsion-krasniqi-ka-humbur-shpresa-shume-politikane-nuk-e-dine-sa-vila-kane/
https://a2news.com/video/integrimi-ne-be-aranita-brahaj-shqiptaret-te-humbur-e-te-vonuar/
https://a2news.com/video/spak-me-ngjan-shume-me-ushtrine-afgane-dervishi-ska-guxim-per-beteja/
https://a2news.com/video/bajrami-ne-fund-te-ultimatumit-prej-100-ditesh-i-vetmi-ndryshim-ne-polici-ishte-drejtori/

A2 CNN Livestream

Dita jonë