Topollaj për opinionin e “Venecias”: Të paktën një çmenduri e tillë e një partie nuk do të përsëritet më

Fabian Topollaj nga “Bindja Demokratike” reagoi në “Debat” në lidhje me opinionin e Komisionit të Venecias për zgjedhjet lokale ku opozita nuk mori pjesë dhe që kërkonte përsëritjen e tyre.

Sipas Topollajt, opinioni solli të paktën një të mirë, sipas të cilës asnjë parti politike nuk mund të përsërisë një çmenduri të tillë si mospjesëmarrja në zgjedhje.

“Komisioni i Venecias ka dhënë një opinion për raportin e presidentit për anulimin e zgjedhjeve dhe më parë. Shumë qartë komisioni na tha dy gjëra që presidenti nuk mund t’i anulojë zgjedhjet dhe sa shkelje e rëndë është kjo e caktojnë organet kompetente. Dhe gjëja e dytë ishte që mospjesëmarrja e një partie nuk i anulon zgjedhjet. Ligji është i ftohtë. Është logjike që një parti politike, sado e madhe që mund të jetë ajo, nuk zgjedhjet. Sepse nëse një parti politike do kishte mundësi të ndalonte zgjedhjet, kryeministri Rama do të qëndronte përjetë në detyrë sepse nuk do të hynte në zgjedhje të përgjithshme dhe do të qëndronte kryeministër. Në 30 qershor të 2019 opozita bëri një akt skandaloz, por një çmenduri e tillë nuk do të përsëritet më”, tha Topollaj.