Verifikimi paszgjedhor, caktohen 519 kuti që do hapen rastësisht, të premten nis rinumërimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi hapjen rastësore të 519 kutive të votimit nga zgjedhjet e 25 prillit, me qëllim verifikimin e saktësinë nga ana e administratës zgjedhore, një detyrim ky i përcaktuar në Kodin Zgjedhor.

Komisionneri Ilirjan Celibashi shpjegoi edhe procesin e përzgjedhjes së kutive. “Një përzgjedhje rastësore që do behet nëpërmjet një programi kompjuterik. Për çdo zonë të administrimit zgjedhor do të jenë 10% e qendrave të votimit që do t’i nënshtrohen këtij procesi”.

Përjashtim nga rasti bën njësia numër 10 në kryeqytet ku u pilotua për herë të parë votimi dhe numërimi elektronik pasi të 32 qendrat e votimit të kësaj njësie do t’i nënshtrohen procesit të verifikimit.

Në bazë të Kodit Zgjedhor nga përzgjedhja rastësore, përjashtohen qendrat e votimit në qarkun e Beratit dhe Durrësit që u rinumëruan pas shpalljes së rezultatit të 25 prillit me kërkesë të partive politike. Procesi i verifikimit paszgjedhor do të nisë të premten në orën 12.