Kërkohet nga SHBA për mashtrim, Gjykata miraton ekstradimin e 74-vjeçares

Përditësuar më: 15/10/2021, ora 12:29
x720 1024x576

Kërkohet nga SHBA për mashtrim, Gjykata miraton ekstradimin e 74-vjeçares

Përditësuar më: 15/10/2021, ora 12:29

Gjykata e Tiranës vendosi të ekstradojë shtetasen amerikano-kanadeze Lyda Jolanda Harris. 74-vjeçarja e prangosur në gusht përmes avokatit Arben Prenga, kërkoi ekstradimin e drejtpërdrejtë.

Ajo akuzohet për mashtrim nga autoritetet amerikane dhe është ndaluar në Shqipëri vetëm pak para se të largohej në drejtim të Gjermanisë.

Sipas hetimeve, Harris është e përfshirë në skemë mashtrimi të qytetarëve, duke i kërkuar vlera monetare me pretendimin se do të ndihmonin të afërm të tyre të sëmurë.