Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Lazio përballë Inter, Inzaghi sfidon të kaluarën

Nga A2 CNN
15 Tetor 2021, 15:49 | Futboll
Lazio përballë Inter, Inzaghi sfidon të kaluarën

Sfidë me një rivalë direkt, por mbi të gjitha për të ruajtur terrenin me kreun. Lazio-Inter është një prej dueleve më të rëndësishme, ndërsa Serie A rikthehet me javën e 8 të kampionatit.

Përballja në Olimpico, më shumëse për këdo tjetër, është sa speciale po aq edhe delikate për Simone Inzaghin që rikthehet në shtëpinë e tij, për parë si kundërshtarë.

Kjo pasi trajneri italian nuk ka në dispozicion formën më të mirë në skuadër për shkak të numrit të lartë të futbollistëve të angazhuar me ekipet përfaqësuese. Lautaro Martinez dhe Joakin Korrea kanë luajtur jo më larg se mëngjesi i kësaj të premteje me orën evropiane dhe aktivizimi sërish pas diçka më shumë 24 orësh duket praktikisht i pamundur edhe pse lojtarët i janë drejtuar menjëherë Milanos.

Edhe Vidal, Sanchez e Vesino u ishin pjesë e kualifikueseve të Amerikës Latine dhe janë në dyshim përballë Lacios edhe sepse trajneri Inzaghi duhet të mendojë edhe përballjen në Champions kundër Sheriff dhe derbin e Italisë kundër Juventus javën e ardhshme.

Kësisoj garancia e vetme për sulmin e zikaltër mbetet boshnjaku Edin Xheko. Lazio në krahun tjetër duket më i plotësuar, me kryeqytetasit e Sarrit që kërkojnë gjithashtu fitoren për hedhur pas humbjen tronditësë 3-0 përballë Bolonjas. Milan ndërkohë, që është në emergjencë edhe më të madhe me lojtarët e dëmtuar, ndeshjen me Veronën në fushën këtyre të fundit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani