Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

PS “hap lojën” e marrëveshjes politike, dërgon në Kuvend projektligjin për ndryshimet kushtetuese

Nga A2 CNN
15 Tetor 2021, 12:03 | Politikë

Partia Socialiste ka dërguar në kuvend një projektligj, sipas të cilit, kërkon zgjatjen e mandatit të organeve të vetingut, deri në 31 dhjetor të vitit 2024.

Amendamenti kushtetues që parashikon zgjatjen e afatit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisonerit Publik deri në 31 dhjetor 2024 është dorëzuar tashmë në Parlament, amendamenti kushtetues u mbështet me mbi 28 firma të deputetëve socialistë dhe tashmë është në procedurë parlamentare.

Për këtë, maxhoranca kërkon edhe votat e opozitës, pasi ndryshimet kushtetuese miratohen me 94 vota pro. I pyetur nëse ka një “pazar” me kryedemokratin Lulzim Basha për zgjatjen e afatit të organeve të vetingut në këmbim të reformës territoriale, Rama u përgjigj mëngjesin e të premtes se zgjatja e organeve të vetingut është një domosdoshmëri. “Vjen si rezultat i një procesi që tregon sa i vyer është për pastrimin e llumit nga sistemi i drejtësisë dhe ky proces nuk mund të ndërpritet dhe reforma në drejtësi është një reformë e bazuar në partneritet me ndërkombëtarët dhe aleatët tanë strategjikë, SHBA dhe BE” .

https://a2news.com/2021/10/15/pazar-me-bashen-rama-zgjatja-e-organeve-te-vetingut-eshte-domosdoshmeri/
https://youtu.be/SZ2WknppjXw

A2 CNN Livestream

Dita jonë