Reshje në të gjithë vendin, pasdite kthjellohet veriu dhe zonat qendrore

Paraditja e kësaj të premteje vijon me reshje të pakta në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa pas mesditës, moti kthjellohet në veri dhe zonat qendrore, por reshjet vijojnë në jug deri afër mesnatës.

Temperaturat mbeten të ulëta në mëngjes, por rritje me 2°C sjell mesdita duke shënuar maksimumin rreth 20°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare nga drejtimi verior gjatë gjithë ditës.