Shkodër, punësohen 118 persona nga familjet në nevojë

Përditësuar më: 15/10/2021, ora 13:11

Shkodër, punësohen 118 persona nga familjet në nevojë

Përditësuar më: 15/10/2021, ora 13:11

118 punonjës që vijnë nga 118 familje të Bashkisë së Shkodrës që ishin në nevojë dhe me të ardhura të pakta financiare, janë punësuar në kuadër të një projekti të përbashkët mes Fondit Shqiptar të Zhvillimit, GIZ-it gjerman dhe Bashkisë së Shkodrës.

Punonjësit janë angazhuar në një punë e cila do të zgjasë për katër muaj, në pastrimin e kanaleve kulluese dhe territorit të Bashkisë së Shkodrës, kryesisht në zonat që amdinistrohen nga njësitë administrative.

Ky është nga projektet e vetme që synon dhe ka arritur të rrisë punësimin e shtetasve në nevojë dhe njëkohësisht t’i shërbejë komunitetit. Për kryebashkiaken e Shkodrës, Voltana Ademi, ky projekt po synohet që të kthehet në një punësim gjithëvjetor.

Ky projekt është mjaft i rëndësishëm për zonën e Shkodrës edhe për faktin e përmbytjeve që kjo zonë ka përjetuar vitet e fundit.