Të shtëna në stadium, lojtarët shtrihen barkas, tifozët vrapojnë në panik

Përditësuar më: 16/10/2021, ora 15:33

Të shtëna në stadium, lojtarët shtrihen barkas, tifozët vrapojnë në panik

Përditësuar më: 16/10/2021, ora 15:33

Katër persona mbetën të plagosur pasi një person qëlloi me armë në stadium gjatë një ndeshjeje futbolli amerikan të shkollave të mesme, në Alabama.

Pamje dramatike, të publikuara nga Reuters, tregojnë tifozët që nxitojnë të zbresin nga shkallët e stadiumit në fushë, ndërsa lojtarët shtrihen barkas në fushë për t’i shpëtuar plumbave. Ndërkohë që sfond dëgjohet një zë që u bën thirrje të pranishmëve të strehohen sa më parë.

Policia lokale tha se ishin gjetur të paktën katër gëzhoja, ndërsa 3 meshkuj dhe 1 femër ishin dërguar në spital të plagosur rëndë, 2 prej të cilëve të mitur.