Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

10 vjet pas vdekjes, dalin në ankand sendet personale të Amy Winehouse

Nga A2 CNN
17 Tetor 2021, 08:59 | Showbiz

10 vjet pas vdekjes së Amy Winehouse, familja e saj ka nxjerrë në ankand sendet personale të saj. Janë mbi 800 sende që i përkasin këngëtares së “Back in black” dhe do të dalin në ankand më 6 dhe 7 nëntor.

Ndër to do të jetë fustani jeshil dhe i zi, i veshur në koncertin e fundit të qershorit 2011 në Beograd.

Fustani i dizajnuar nga mikesha e saj dhe drejtoresha artistike Naomi Parry ka një vlerësim prej 10 deri në 20 mijë dollarë. Do të ketë edhe artikuj të tjerë si këpucë, CD dhe libra.

“Është shumë e vështirë të bësh një ankand për dikë që vdes në moshë të re. U desh shumë kohë për të vendosur se çfarë do të nxirrnim në ankand”, tha drejtori i këtij ankandi, Martin Nolan.

Ankandi, të ardhurat e të cilit do të shkojnë për bamirësi, nuk është e vetmja nismë e organizuar ditët e fundit për të festuar kujtimin e Winehouse.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli