Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Sondazhet e zgjedhjeve në Kosovë: Prishtina dhe komunat e mëdha pa balotazh

Nga A2 CNN
17 Tetor 2021, 10:22 | Kosova
Sondazhet e zgjedhjeve në Kosovë: Prishtina dhe komunat e mëdha

Vëmendja e partive politike të Kosovës është përqëndruarnë qytetet e mëdha në këto zgjedhje vendore. Kryesisht Prishtina, Mitrovica, Prizreni, Gjakova, Peja, Gjilani dhe Ferizaj kanë një garë më intensive se komunate tjera.

Kandidatët nga forcat politike kanë shpalosur programet e tyre për qeverisjen lokale në 30 ditët e fushatës elektorale, ku kryesisht u krye në distancë dhe vetëm 5 ditët e fundit në formën tradicionale për shkak tëpandemisë koronavirus.

Premtimet kryesore, me të cilat kandidatët kërkojnë të përmirësojnë jetët e qytetarëve, kishin të bënin kryesisht me investime në infrastrukturë, ndërtimin e parqeve të reja, përmirësimin e furnizimit me ujë dhe digjitalizimin e shërbimeve komunale.

Sondazhet janë një tregues i mirë, për të mësuar se sijanë pritur ofertat nga votuesit. Balotazhi nuk do të jetë i nevojshëm për Prishtinën. Sipas një sondazhi të Qendrës për Hulumtime Sociale, Ekonomike dhe Politike – Alternativa, fitues do të shpallet kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia, me mbi 50 për qind të votave.

Edhe në Mitrovicën e Jugut, parashikohet që kandidatiI partisë në pushtet, Agim Bahtiri, të marrë shumicën e votave, pa pasur nevojën e një raundi të dytë. I njëjti skenar parashikohet edhe për komunën e Prizrenit.

Sondazhi i kryer nga Alternativa nxjerr fitues kandidatin e Vetëvendosjes, Mytaher Haskuka, me 53 për qind të votave. Situata ndryshon në Gjakovë, ku kandidati i Aleancëspër Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, parashikohet të mbajë drejtimin e kësaj komune dhe për një tjetër mandat, që në raundin e parë.

Sipas një sondazhi të RTV Dukagjini, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri, pritet që të sigurojë 64 për qind të votave të qytetarëve.

Një komunë e madhe do të shkojë dhe për PartinëDemokratike të Kosovës. Parashikohet të jetë ajo e Ferizajt, me kandidatin Agim Aliu që do të marrë mbi 50 për qind të preferencave të qytetarëve.  

A2 CNN Livestream

Dita jonë