Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

“Të martën protestë”, fermerët nuk e pranojnë raportin e MBZHR: Fajin e kanë farërat

Nga A2 CNN
17 Tetor 2021, 13:21 | Aktualitet
“Të martën protestë”, fermerët nuk e

Fermerët e më tepër se dhjetë fshatrave të Beratit dhe Roskovecit do të dalin në protestë ditën e martë. Dështimi i prodhimit të domates ka prekur mijëra hektarë sera të këtyre zonave.

Raporti i përpiluar nga Ministria e Bujqësisë dhe qendrat e transferimit të teknologjive bujqësore nuk i ka bindur fermerët, të cilët hedhin poshtë konstatimet e zyrtarëve të lartë.

Sipas tyre ndikimi i temperaturës nuk është arsye për këtë mungesë prodhimi, por shprehen të bindur se farërat kanë qenë jashtë standardeve.

Dëmi financiar i shkaktuar sipas fermerëve është mjaft i lartë, ndaj pas duan kompensimin e parave të harxhuara të këtij sezoni.

Fillimisht protestat do të mbahen pranë serave të tyre. Në rast mos reagimi nga Ministria e Bujqësisë, fermerët thonë se do të përshkallzojnë revoltën e tyre drejt Tiranës.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani