Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Zgjedhjet lokale në Kosovë, KQZ: Pjesëmarrja më e lartë, në Mitrovicën e Veriut

Nga A2 CNN
17 Tetor 2021, 15:13 | Kosova
Zgjedhjet lokale në Kosovë, KQZ: Pjesëmarrja më e

Kosova voton sot në zgjedhje lokale që konsiderohen një test kyç për qeverinë Kurti. Që prej orës 7 të mëngjesit, qytetarët iu drejtuan qendrave të votimit për të zgjedhur kryetaret e rinj të 38 komunave dhe anëtarët e asambleve komunale.

Gjithsej në Kosovë janë 883 qendra votimi me 2 477 vendvotime, ndërsa 166 kandidatë janë në garë për komunat dhe mbi 5 000 të tjerë për kuvendet komunale. Sipas të dhënave të KQZ, deri në orën 11:00 kanë votuar 152 000 qytetarë apo 8,2%, 2,4% më pak se në të njëjtën periudhë të vitit 2019.

https://a2news.com/2021/10/17/zgjedhjet-lokale-ne-kosove-kqz-82-e-qytetareve-votuan-deri-ne-oren-1100/

Kreshnik Radoniqi, kryetari i KQZ-së, u shpreh: “Sipas të dhënave paraprake në rreth 98% të vendvotimeve, numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në 11:00 është 8,2% apo rreth 152 000 votues nga 1 885 448 votues. Derisa në të njëjtën kohë, në zgjedhjet lokale 2019 kishin votuar 195 473 votues, apo 10,34”.

Sipas kryetarit të KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, gjatë paradites u shënuan 6 incidente të vogla, të cilat, sipas tij, nuk e dëmtojnë procesin zgjedhor. Edhe në Mitrovicën e Veriut procesi po zhvillohet pa probleme: “Procesi i votimit është duke vijuar normalisht dhe nuk është paraqitur ndonjë incident që do të dëmtonte procesin zgjedhor. Ne kemi një listë të incidenteve minore, të cilat nuk ndikojnë në proces zgjedhor. Janë të raportuara disa raste dhe policia është duke u marrë me to, ndërkaq për rastet më të mëdha është njoftuar edhe Prokuroria”.

Pjesëmarrjen më të lartë në votime deri më tani e ka komuna e Mitrovicës së Veriut, me 31%, e pasuar nga Zveçani dhe Leposaviçi. Rreth 25 mijë vëzhgues vendas e ndërkombëtarë do të ndjekin nga afër procesin e votimeve, mes të cilëve 200 janë nga Bashkimi Evropian dhe përfaqësitë diplomatike në Kosovë. Mbi 3 300 pjesëtarë të policisë dhe rreth 100 prokurorë e gjykatës, do të kujdesen për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

https://a2news.com/video/votojne-lideret-politike-te-kosoves-thirrje-per-pjesemarrje-masive-ne-zgjedhje/?utm_source=a2-related&utm_source=a2pages&utm_campaign=hp-related

A2 CNN Livestream

Dita jonë