Dita e parë në universitet, studentët hyjnë në auditorë me dhe pa vaksinën, fakultetet tolerante

Përditësuar më: 18/10/2021, ora 14:22

Dita e parë në universitet, studentët hyjnë në auditorë me dhe pa vaksinën, fakultetet tolerante

Përditësuar më: 18/10/2021, ora 14:22

Pas afro 1 vit e gjysmë, 130 mijë studentë i rikthehen dyerve të universitetit. Si biletë hyrëse është vendosur vaksinimi i detyruar ose paraqitja e testit negativ, si dhe rekomandimit nga mjeku për mosbërjen e vaksinës.

Këtë të hënë ishte menduar një kontroll i rreptë shoqëruar me stafe mjekësore për vërtetësinë e certifikatës së vaksinimit apo testit PCR, por universitetet u mjaftuan vetëm me vendosjen e maskës.

Prania e kamerave ndryshon protokollin e stafit në hyrje të universiteteve, duke nisur të kërkojnë dokumentacionet përkatëse. Të vaksinuarit e kishin më të lehtë hyrjen, ndonëse disa prej tyre ishin detyruar ta bënin vaksinën.

Të pavaksinuarit kishin marrë masat që të kenë dokumentacionin e nevojshëm për hyrjen në fakultet. Nuk munguan as ata që refuzuan të hynë në auditor edhe pse ishin të vaksinuar.

Nga përfaqësues të shoqërisë civile kërkohet që të hyjë në funksion karta e studentit për të bërë testin PCR me çmim të ulët ose falas si dhe fushata e vaksinimit të mos jetë me tone detyruese. Në të kundërt, paralajmërohen marshime nga studentët e pavaksinuar që do t’u mohohet hyrja në auditor.