Fëmija 15-vjeçar që po mahnit Portugalinë

Përditësuar më: 18/10/2021, ora 17:32

Fëmija 15-vjeçar që po mahnit Portugalinë

Përditësuar më: 18/10/2021, ora 17:32

Është i gjatë 1,7 metra, peshon 63 kg dhe është vetëm 15 vjeç. Po flasim për Roger Fernandes, i cili sapo ka shkruar historinë e futbollit portugez.

Në verë, adoleshenti debutoi me Bragën në Superkupën e Portugalisë, kundër Sporting. Më pas, ka luajtur disa minuta edhe në kampionat, ndërsa fundjavën e kaluar arriti që të shënojë golin e tij të parë si profesionist, në një ndeshje Kupe.

Menjëherë sapo dërgoi topin në rrjetë me kokë, Roger shpërtheu në lot gëzimi, dhe ky moment është komentuar shumë në rrjetet sociale.

I lindur në Guinea Bisau, por me banim në Portugali, 15-vjeçari ka besimin e trajnerit të Bragës, Carvalhal, i cili i ka dhënë mundësinë e debutimit edhe 6 të rinjve të tjerë. Por, e gjithë vëmendja është përqendruar te Roger, i cili edhe pse shumë i vogël, e provoi shijen e golit me një klub të rëndësishëm në Portugali, siç është Braga.