Probleme me dokumentet e studentëve në Vlorë, pranohen vetëm certifikatat nga e-Albania

Përditësuar më: 18/10/2021, ora 09:59
Probleme me dokumentet e studenteve ne Vlore pranohen vetem certifikatat e e Albania 1024x576

Probleme me dokumentet e studentëve në Vlorë, pranohen vetëm certifikatat nga e-Albania

Përditësuar më: 18/10/2021, ora 09:59

Edhe në Vlorë, si në çdo universitet tjetër të vendit, studentët që nisën sot vitin e ri akademik janë lejuar të futen brenda godinave vetëm duke paraqitur certifikatën e vaksinimit, ose atë të rezultatit negativ të testit PCR.

Megjithatë, në këtë universitet janë shfaqur probleme, për shkak se një pjesë e mirë e studentëve janë paraqitur thjesht me dokumentin që kanë kryer një dozë, apo të dyja dozat e vaksinës. Por ata nuk janë lejuar të futen brenda, pasi i vetmi dokument që njihet është ai i marrë nga e-Albania.

Nuk kanë munguar edhe studentët që kanë deklaruar se nuk e kanë bërë vaksinën dhe janë në pritje të një tjetër vendimi për të vijuar mësimin.