Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Raketa hipersonike kineze shqetëson Perëndimin, Pentagoni mesazh Kinës: Po ju vëzhgojmë

Nga A2 CNN
18 Tetor 2021, 23:28 | Bota

Lajmi i testimit të suksesshëm të një rakete hipersonike nga ana e Kinës ka shndërruar fundjavën e fundit në një “ferr” për diplomacinë Shteteve të Bashkuara dhe të vendeve të NATO-s.

Testimi, i ndodhur në gusht të këtij viti por i pranuar pjesërisht nga autoritetet kineze vetëm ditë të fundit, rrezikon të thyej ekuilibrat në fushën ushtarake dhe jo vetëm.

Një raketë që fluturon relativisht ulët në atmosferë, duke e bërë të vështirë dhe ndoshta ende të pamundur përpjekjet të interceptimit nga mbrojtja kundërajrore perëndimore, që falë përdorimit të orbitës tokësore mund të godasë çdo qytet në planet, me ngarkesën bërthamore që është e projektuar të mbajë brenda saj.

Një testim fillestar i kësaj rakete, një vit më parë, kishte dështuar pas pak minutave, ndërkohë që testimi i gushtit arriti të bëj xhiron e planetit dhe të mungojë objektivin për rreth 32 kilometra, duke treguar një përparim që vetë burimet sekrete të Uashingtonit nuk besonin të mundur në kaq pak kohë.

Një testim fillestar i kësaj rakete, një vit më parë, kishte dështuar pas pak minutave, ndërkohë që testimi i gushtit arriti të bëj xhiron e planetit dhe të mungojë objektivin për rreth 32 kilometra

Më së shumti, në qarqet e Pentagonit janë të shumtë analistët që mendojnë se në qoftë se administrata amerikane nuk përshpejton financime te industrisë ushtarake, një luftë teorike midis SHBA dhe Kinës në dhjetëvjeçarin e ardhshëm mund mos të ketë verdiktin që të gjithë presin sot.

Pekini po bëhet gjithmonë e më agresiv, jo vetëm me deklarata haptazi kundër Shteteve të Bashkuara, por edhe me manovrat në gjithë kontinentin aziatik dhe jo vetëm, ku një burim konflikti mbetet gjithmonë çështja e Tajvanit, ishulli që Pekini cilëson si rebel.

Ndërkohë, pamje satelitore tregojnë edhe ndërtimin në shkretëtirën e veriut të një seri bazash ushtarake ku mund të depozitohen raketat bërthamore me rreze të gjatë, sinjal që Pekini dëshiron të shtojë edhe më shumë kapacitetet e saj atomike.

Pentagoni reagoi pas përhapjes së lajmit, duke thëne se po monitoron nga afër zhvillimin e kapaciteteve ushtarake kineze dhe sistemet e saj të avancuara, që do të ngrenë nivelin e tensionit në rajon”, por ndoshta më direkt ishte kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg, që në një deklaratë mbi lajmin tha se “bota përballet me sfida globale si terrorizmi, por edhe nga rritja e Kinës. Kina po vjen afër nesh, është në Arktik, në hapësirën kibernatike, dh epo zhvillojnë teknologji gjithmonë e më të avancuara për armë që mund të mbërrijnë në territorin tonë dhe të aleatëve”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë