Vllaznia-Dinamo, Brdaric: Synojmë fitoren përpara mbështetësve tanë

Përditësuar më: 18/10/2021, ora 10:26
SINK VLLAZNIA PARA DINAMOS.duplicate frame 0 1024x576

Vllaznia-Dinamo, Brdaric: Synojmë fitoren përpara mbështetësve tanë

Përditësuar më: 18/10/2021, ora 10:26

Vllaznia pret sot Dinamon në “Loro Borici”, në një duel mjaft interesant që do të mbyllë dhe javën e 5 të Kategorisë Superiore.

Ndërsa do të luajnë për herë të parë pas një muaji përpara publikut të tyre, trajneri Thomas Brdaric kërkon që të jetë Vllaznia ajo që do t’i shkaktojë humbjen e parë kryeqytetasve.

“Duam t’ia shkaktojmë humbjen e parë Dinamos, mendoj se ekipet janë të balancuara dhe do të mundohemi të jemi në ditë të mirë për të treguar punën që kemi bërë gjatë gjithë javës. Mendoj se i kemi menaxhuar mirë ndeshjet që kemi zhvilluar deri më tani. 6 ndeshje jashtë fushës tënde janë të vështira prandaj duhet ta shijojmë këtë përballje sepse do të luajmë përballë tifozëve tanë dhe duhet t’u tregojmë të gjithë që ne duam të fitojmë dhe duam të tregojmë vlerat në këtë sfidë shumë të rëndësishme”.