Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Zjarr në një banesë në Korçë, raportohet për 1 viktimë

Nga A2 CNN
18 Tetor 2021, 17:42 | Kronikë

Një zjarr ka përfshirë një banesë në lagjen 12 të Korçës pasditen e sotme në zonën e quajtur Çezma e Amzës. Nga të dhënat paraprake mësohet se në banesë kanë qenë 4 persona, por vetëm 3 prej tyre kanë mundur të dalin, ndërsa njëri prej tyre ka ndërruar jetë. Viktima është Vasil Dolani, i cili është gjetur i djegur nga zjarrfikësit. Mësohet se 3 personat e tjerë janë transportuar me ambulancë drejt spitalit të Korçës. Sipas fqinjëve, familja ndodhet në gjendje shumë të keqe ekonomike. Ata u kërkojnë ndihmën e institucioneve dhe komunitetit për t’ i ndihmuar pas kësaj ngjarjeje.

A2 CNN Livestream

Dita jonë