Agjencia e Bashkëqeverisjes, opozita kundër projektligjit, PS e miraton në parim

Përditësuar më: 19/10/2021, ora 19:43

Agjencia e Bashkëqeverisjes, opozita kundër projektligjit, PS e miraton në parim

Përditësuar më: 19/10/2021, ora 19:43

Me 12 vota pro dhe 6 kundër Komisioni i Ligjeve miratoi në parim projektligjin që krijon Agjencinë për bashkëqeverisjen.  Nisma e miratuar në mbledhjen e parë të Qeverisë Rama 3, gjeti kundërshtimin e opozitës, çka shkaktoi edhe debate në sallën e mbledhjeve.

Nënkryetari i komisionit Oerd Bylykbashi shpjegoi arsyet pse demokratët janë kundër.

 “Është një agjenci që e qan hallin por nuk e zgjidh. Nëse mua më takon një e drejte 100% nuk ka pse bëj pazar unë me të drejtën. Ky ligj është qartazi i panevojshëm. Ka efekte negative për mënyrën si funksionon shteti dhe për mënyrën se si ne presim të zbatohet ligji”, deklaroi nënkryetari i komisionit të ligjeve.

Pretendimet e opozitës se krijimi i kësaj agjencie deklaron falimentin e Reformës në drejtësi u hodhën poshtë nga socialisti Fatmir Xhafaj

 “Nuk shkon ndesh me reformën në drejtësi, përkundrazi unë besoj fort se një shërbim publik eficent e ndihmon shumë dhënien e drejtësisë. Mendoj që duhet votuar në parim dhe duhet përmirësuar nen për nen”, u përgjigj deputeti i PS.

Në argumentin e tyre, demokratët theksojnë se qeveria kërkon të përdorë këtë agjenci edhe për qëllime elektorale.