Berisha në Peshkopi: Tirana e Ramës, megafon i luftës së ftohtë me Prishtinën

Publikuar më: 19/10/2021, ora 18:07
berisha 1 1024x576

Berisha në Peshkopi: Tirana e Ramës, megafon i luftës së ftohtë me Prishtinën

Publikuar më: 19/10/2021, ora 18:07

Situata ekonomike në vend, kriza energjetike, pandemia, gjenocidi serb dhe situata aktuale politike në PD janë disa nga temat që ish-kryeministri Sali Berisha ka trajtuar me demokratët e Peshkopisë në foltoren e radhës së tij. Duke iu kërkuar ndjesë demokratëve që nuk ka diskutuar me ta problemet me të cilat përballej PD, Berisha tha se në 2017 duhet të rikthehej në drejtimin e saj, në mënyrë që Rama të mos merrte një mandat tjetër. Sipas tij opozita e Bashës nuk ishte e aftë të impononte asnjë nismë, por premtoi se demokratët do të qëndrojnë dhëmb për dhëmb ndaj këtij regjimi.

“Një pjesë e madhe e së keqes është gjendja ku është katandisur PD nga ish-kryetari i saj. Sot Edi Rama ka bllokuar integrimin, ka vrarë shpresën e shqiptarëve, po ku është opozita? Opozita i bëri  fresk Shqipërisë se 8 viteve. Nuk ishte e aftë që të imponojë asnjë nismë tjetër dhe ta bllokojë në asnjë veprim tjetër. Ne do të qëndrojmë dhëmb për dhëmb ndaj këtij regjimi që po spastron Shqipërinë nga shqiptarët. Ato daulle nuk janë dasme, por beteje dhe vetëm beteje. Do të përballesh me demokratët për të gjitha këto që ke bërë. PD është sot e goditur rëndë nga aktet e papërgjegjshme nga udhëheqja pothuaj inekzistente e saj. Ju kërkoj ndjesë që nuk kam ngritur tek ju problemet e mëdha me të cilat përballej PD. Pavarësisht se ia kam thënë kryetarit të saj në mënyrë të dokumentuar, kjo nuk më justifikon edhe kur i kërkova dorëheqjen në 2017 duhet të kisha vendosur të rikthehesha”.

Teksa falenderoi delegatët e qarkut të Dibrës që kanë firmosur mbi 2/3 për mbajtjen e Kuvendit kombëtar të PD, ai tha se këtë e kërkon koha për t’u ringritur dhe përgjigjur sfidave të vendit. Sipas Berishës Rama i zhyti shqiptarët në varfëri

“Falenderoj delegatët e Kuvendit Kombëtar të Peshkopise, Matit, Buqizës që kanë firmosur mbi 2/3 vendimin e tyre për t’ u mbledhur në moment histoirk për PD e vendin Kuvendin Kombëtar të PD e ringritjes së kësaj force në lartësinë e parimeve të saj si opozita më e fuqishme e vendit e vendosur të ecë e sigurt drejt fitores që meriton. Kuvendin e thërret më shumë se kurrë koha që kërkon të ringrihemi t’ u përgjigjemi sfidave që kemi përpara. Rama në mënyrë të dëmshme ndërtoi shtetin e drogës e krimit, narkoshtetin e parë në Europë. Shqiptarët i zhyti në varfëri dhe mjerim e varfëri të skajshme që është 360% më e madhe sesa në 2013, sot shqiptarët marrin rroga 30 % më të ulëta se në Kosovë. Sot kafshata e bukës është 87 herë me shtrenjtë se në vendet anëtare të BE kur konsumi i saj në Shqipëri është më i larti në Europë. Sot shqiptarët paguajnë naftën të barabartë me qytetarët e Zvicrës që kanë një rrogë mesatare 6 mijë euro në muaj kundrejt 420 eurove rrogë mesatare shqiptare. Sot vjedhja monstruoze në të gjitha fushat ka bërë që arka e shtetit të jetë bosh, qeveria detyrohet e del në treg për të marrë 700 mln euro borxh. Sot kjo qevri fund e krye antinjerëzore, shpalli krizën energjetike, e krijoi vetë me vjedhje krizën energjetike. Ky ka qenë viti ndër më mirët në prodhimin e energjisë. Çmimi i rrugëve kushton 8-11 herë më shumë sesa çmimi i rrugëve që ndërothet me paratë e Komisionit Europian paratë e buxhetit i vjedhin.  Sot jemi në 3-4 vendet me vdekshmëri më të lartë në botë nga Covid dhe probleme të lidhuar me to. Me tenderat, pajisjet këta vjedhin mbi të vdekurit dhe të sëmurët. Rreth 17 mijë të vdekur në vitin e pandemisë”.

Një pjesë të Foltores së tij me demokratët e Peshkopisë Berisha e rezervoi, sikurse në Kukës, për të përsëritur akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama për lidhje me Vuçiç në dëm të Kosovës dhe shqipatrëve. Ai tha se kryeministri e ka shdnërruar Tiranën në megafon të luftës së ftohtë kundër Prishtinës.

“Rama u lidh në mënyrë prej vasali me Vuçiç dhe në vend të nismave europiane, nismës së Berlinit ndërmori nismat e Serbisë së madhe dhe Vuçiç. U angazhua në projektin e ndarjes së Kosovës, në kundërshtim me interesat kombëtare kundër Kosovës e shqiptarëve. Armik i betuar i qenies sonë kombëtare ka shndërruar Tiranën në megafon kryesor të luftës së ftohtë kundër Prishtinës dhe këto të gjitha me urdhër të Beogradit. Nuk jemi kundër fqinjëve por nuk jemi kurrë që Shqipëria të bëhet vasal i Vuçiç. Vuçiç është po aq kriminel sa Millosheviçi. Një njeri që nuk njeh gjenocidin e serbëve një njeri që mohon maskarën e Raçakut dhe të tjera dhe së bashku me të këtë iso mban edhe Rama. Refuzon rezolutën për gjenocidin. Vetëm gjenocidi i Lumës që ka përfshirë pjesën të madhe të Dibrës, Hasit e Tropojës konsiderohet gjenocidi më i egër i luftërave ballkanike. Ne duhet të insistojmë që Beogradi të njohë gjenocidin se ai është i gatshëm të kryesë sërish gjenocide nëse nuk merr përsipër përgjegjësinë për ato që ka kryer” .