Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

“Hemorragjia” e largimeve, mbi 700 mijë të ikur prej vitit 2008 kanë marrë leje qëndrimi në BE

Nga A2 CNN
19 Tetor 2021, 14:37 | Sociale
“Hemorragjia” e largimeve, mbi 700 mijë të ikur prej vitit

Më shumë se 700 mijë shqiptarë janë larguar nga vendi në harkun e viteve 2008-2020 duke marrë leje qëndrimi në një nga vendet e Bashkimit Europian. Thënë ndryshe, sipas të dhënave nga Instituti Europian i Statistikave, në harkun e 12 viteve, nga vendi është larguar 25% e popullsisë.

Italia, Greqia, Franca dhe Gjermania rezultojnë shtetet më të preferuara. Në krahasim me Rajonin, Shqipëria është vendi me “hemorragjinë” më të madhe të popullsisë. Pas saj, renditen Serbia, Bosnjë-Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, e më pas Mali i Zi.

Nga ana tjetër, largimet në masë dhe rikthimet në vend në numër më të paktë ka bërë që migracioni neto i Shqipërisë në dekadën e fundit të jetë minus 181 000 banorë. Grupmosha 15-29 vjeç përbën edhe pjesën më të madhe të të larguarve me 30 për qind të totalit. Të ekspozuara ndaj largimeve janë edhe grupmosha 29-35 vjeç dhe fëmijët deri në 15 vjeç.

A2 CNN Livestream

Dita jonë