Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Korridori 8, firmoset në Sofje memorandumi i bashkëpunimit Shqipëri-Maqedoni e Veriut-Bullgari

Nga A2 CNN
19 Tetor 2021, 16:02 | Politikë
Korridori 8, firmoset në Sofje memorandumi i bashkëpunimit

Është nënshkruar sot në Sofje memorandumi tripalësh mes Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për projektin e Korridorit 8. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku tha se ky është një hap i rëndësishëm i bashkëpunimit mes tre vendeve, për një ndër projektet më të rëndësishme për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor. Duke e cilësuar një sukses në të ardhmen, Balluku theksoi se 3 ministrat janë dakordësuar edhe për agjendën e promovimit dhe për ndikimin tek institucionet europiane për mbështetjen e këtyre investimeve, sidomos atë të hekurudhave.

“Prej kohësh kemi punuar për të plotësuar të gjithë komponentët si një nga korridoret e rëndësishme për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor. Jemi të sigurt që ky projekt do të jetë një sukses në të ardhmen. Kemi disktuara për hapat në të ardhmen dhe kemi rënë dakord që një agjendë e përbashkët për të promovuar Korridorin 8 është domosdoshmëri për të 3 ministritë e Infrastrukturës në të ardhmen. Kemi dakordësuar për të ndikuar tek institucionet europiane financiare për mbështetjen e investimeve tona, sidomos atë të hekuruadhave. Së shpejti, do të kemi edhe një takim tjetër në Maqedoninë e Veriut dhe në Tiranë. Ky projekt i madh do të ndryshojë jetën e qytetarëve në të gjithë Ballkanin Perëndimor”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë