Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Lay’s dhuron bursa për 20 studentë të ekselencës

Nga A2 CNN
19 Tetor 2021, 19:51 | Sociale
Lay’s dhuron bursa për 20 studentë të ekselencës

Një shembull i shkëlqyer i bashkëpunimit mes biznesit dhe shkollave është ai mes Agna Group dhe Universitetit të Tiranës, ku përfituesit janë studentët e ekselencës. Anila Laja, brand menaxhere e Lay's, shpjegoi secilit student do t’i dhurohet një çek me vlerë 100 mijë lek të reja.

“Ndaj buzëqeshjen me Lay’s” ishte edhe logoja e fushatës promocionale, ku u angazhuan 5 nga studentët që përfituan këtë ndihmë monetare, por filozofia e kësaj kompanie të suksesshme vë në fokus rritjen e kapaciteteve njerëzore.

“Të investosh te njerëzit më të mirë, të investosh te njerëzit e ekselencës, t’i ndihmosh ata, do të thotë të ndihmosh të ardhmen e vendit tënd. Prandaj ne gjithmonë themi që kjo është një përgjegjësi sociale jo vetëm për Agna, por për çdo biznes”, tha presidenti i Agna Group, Vasil Naçi.

Mesa duket kjo nismë përbën risi edhe për vetë universitetin, ndaj edhe është mirëpritur nga stafi akademik. “Edhe biznesi gjithashtu zhvillohet dhe bashkëpunon me një botë që në Shqipëri, jo shumë i gjen lidhjet. Akademia, kërkimi shkencor dhe biznesi e shoqëria”, u shpreh rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha.

Ky bashkëpunim pritet të vijojë edhe në të ardhmen, me nisma të tjera. Konkretizimi është vetë shenja e universitetit, dhuruar presidentit Naçi, nga rektori Hoxha. Fushata “Lay’s smile” shërbeu, jo vetëm si argëtim për studentët, por ata mësuan prej saj.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu