Atalanta si “frymëzim”, vetëm mrekullia i shërben Milanit në Champions

Përditësuar më: 20/10/2021, ora 13:14
leao porto milan champions league 1024x569

Atalanta si “frymëzim”, vetëm mrekullia i shërben Milanit në Champions

Përditësuar më: 20/10/2021, ora 13:14

Shumë e vështirë, por jo e pamundur. Një skuadër që grumbullon zero pikë në tre ndeshjet e para në një grup të Champions League projektohet si e eliminuar në rast se mrekullia dhe kombinimet matematikore nuk janë në favorin e saj.

Në një situatë të tillë, ndodhet Milani që nuk ia doli të fitonte as ndaj Portos dhe e sheh shumë qartë maloren që ka përpara. Megjithatë, kuqezinjtë nuk kanë përse dorëzohen sepse jo më larg se dy vite më parë, një skuadër italiane arriti të kualifikohej nga këto pozita.

Në sezonin 2018-2019, Atalanta humbi tri ndeshjet e para, madje barazoi dhe të katërtën në grupe dhe ia doli të kalonte në fazën me eliminim direkt, ndërsa pak minuta do ta ndalnin nga gjysmëfinalja e Champions League.

Gjithsesi, Milani renditet i fundit në grup edhe sepse ndaj Atletico Madrid, drejtësia nuk ishte në nivelin më të lartë, ndërkohë që kundër Portos mjafton lista e mungesave që kishte emra si Meinjan, Teo Hernandez, Brahim Diaz apo një Ibra ende jo në formë optimale, të cilat kushtëzojë së tepërmi lojën e skuadrës së Stefano Piolit.

Duke parë edhe ecurinë e Interit, me përjashtim të ndeshjes së fundit, është vështirë të përcaktohet nëse ndaj portugezëve ishte një mbrëmje jo për “Djallin” apo futbolli italian është ende larg nivelin të atij evropian.